PSG mposht Unitedin, fitojnë Barcelona dhe Juventus, kualifikohet Dortmundi

Çfarë beteje mes Manchester United, PSG-së dhe Leipzigut për dy vendet e para në Grupin H të Championsit.

Fitorja 3-4 e skuadrës gjermane në fushë ne Basaksehirit u pasua me triumfin 1-3 të PSG-së në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Neymar zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa në të 32-ën barazoi Rashford, gjithsesi parizienët realizuan edhe dy herë të tjera me Marquinhos (69’) dhe sërish Neymar (91’). Tashmë  United, PSG dhe Leipzigu kanë nga 9 pikë. Në raundin e fundit PSG e ka më të thjeshtë, pasi pret Basaksehirin, ndërsa sfida direkte është ajo mes Leipzigut dhe Manchester United.

Në Grupin G Barcelona dhe Juventusi arritën fitore identike (3-0) respektivisht përballë Ferencvarosit dhe Dinamos së Kievit. Në suksesin e thellë të “blaugranave” ndaj kampionëve të Hungarisë (luajti titullar Uzuni) në “Puskas Arena” shënuan Griezmann, Braithwaite dhe Dembele me 11-metërsh. Fitorja e “Zonjës së Vjetër” ndaj Dinamos së Kievit u sigurua nga golat e Chiesas, Ronaldos dhe Moratas.

Siguron kualifikimin Borussia e Dortmundit pas barazimit 1-1 përballë Lazios (Guerreiro 44’/ Immobile 67’ penallti). Në raundin e fundit të ndeshjeve Lazios do t’i mjaftojë edhe barazimi ndaj Club Brugge (fitoi 3-0 ndaj Zeniti) për të vijuar më tej në Champions (Lazio ose Cub Brugge shkon në Europa League). Grupin E e fiton përfundimisht Chelsea falë suksesit 0-4 ndaj Sevillas. Të gjithë golat e bluve të Londrës i realizoi francezi Oliver Giroud.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here