Reali e shqetësuar, Juve transferon yllin e Los Blancos!

Juventus ka bërë që Real Madrid të vihet në një situatë të palakmueshme.

Kjo pasi Sergio Ramos është duke e menduar seriozisht largimin nga Santiago Bernabeu për shkak se nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe Juventusi është duke qëndruar gati për të arritur blerjen e tij.

Mbrojtësi spanjoll ka një kontratë me kampionët e La Ligas që skadon në qershorin e verës së ardhshme.

Los Blancos kanë bërë një ofertë për të mirëpo ky i fundit ka kërkuar një kontratë 3 vjeçare, gjë që Real Madrid nuk është e gatshme ta ofrojë.

Një kontratë të tillë Zonja e Vjetër ka shprehur gatishmërinë për tja ofruar, fakt ky që ka bërë që Ramos të mendojë seriozisht transferimin në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here