Milan Skriniar prej sezonit të ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Interit.
Tottenham është skuadra që ka shfaqur interesim të madh për transferimin e mbrojtësit sllovakt dhe tashmë dihet se çfarë shifre kërkon Interi për të lejuar një transferim të tillë, raporton kështu Here We Go Podcast.
Jose Mourinho është i vendosur për transferimin e një mbrojtësi me kualitet të lart dhe Skriniar plotëson të gjitha kushtet.
Por për të arritur një blerje të tillë Spurs duhet që të derdhin në arkat e Interit një shifër prej plot 50 milionë eurosh, shumë kjo e lartë duket krahasuar krizën ekonomike që po kalojnë skuadrat.