E fundit: Umtiti tek gjiganti i Serie A!

Dëmtimet e shpeshta dhe mospërfshirja e tij në formacionin e parë të Barcelonës kanë bërë që francezi të bëj gati valixhet për një largim permanent nga kjo skuadër.

Samuel Umtiti është shndërruar tashmë në një objektiv shumë të rëndësishëm për skuadrën e Juventusit, raporton Mundo Deportivo.

Biankonerët po kërkojnë transferimin e 27 vjeçarit i cili do të ishte zëvëndësuesi ideal i Giorgio Chiellinit i cili tashmë është në fundin e karrierës së tij.

Mbrojtësi francez ka kohë që nuk është në formacionin e parë të katalanasve dhe tashmë duket se mundësia më e mirë që të transferohet tek Zonja e Vjetër ka ardhur pasi edhe Barca duhet të shesë futbollistë për shkak të borxheve të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here