Werder Bremen nuk do e shesë Rashicën në janar!

Klubi gjerman i Werder Bremenit ka njoftuar se nuk është në gjendje për ta shitur gjatë janarit futbollistin e saj, Milot Rashicën.

Kosovari ishte shumë pranë dy skuadrave, Aston Villas dhe Bayer Leverkusen gjatë merkatos së fundit.

Megjithatë një gjë e tillë nuk u materializua dot dhe tashmë situata ka ndryshuar rrënjësisht për drejtuesit e skuadrës gjermane.

Drejtori sportiv Frank Baumann ka deklaruar për Bild se nëse gjithçka varet nga ai atëherë nuk do lejojë largimin e asnjë futbollisti gjatë janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here