Arsenal konsideron transferimin e Stones!

Arsenal po konsiderojnë mundësinë që në janar të transferojë mbrojtësin e skuadrës së Manchester City, John Stones, raporton Eurosport.

Mikel Arteta është i vendosur për të përforcuar mbrojtjen e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit dhe ka identifikuar mbrojtësin anglez si objektivin e duhur.

Trajneri spanjoll e njeh shumë mirë Stones gjatë kohës që ishte asistent i trajnerit tek skuadra e Cityt dhe po kërkon të arrijë një ribashkim tashmë në Emirates Stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here