Derbi mbyllet pa fitues, Tiran dhe Partizani ndahen në paqe

    Ka përfunduar pa fitues derbi i kryeqytetit shqiptar Tiranës, ku Tirana dhe Partizani luajtën pa gola 0-0.

    Ishte një sfidë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat që nga minuta e parë e ndeshjes, por që gola nuk solli.

    Përkundër rasteve të shumta që patën të dyja skuadrat në fund rrjetet mbetën të paprekura.

    Për Tiranën më i miri në fushë padyshim ishte portieri kosovar Visar Bekaj që bëri disa pritje fantastike.

    Teksa te Partizani luajtën dy mesfushorët nga Kosova, Rron Broja e Esat Mala të cilët patën paraqitje shumë të mirë.

    Gjithsesi në fund dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë të fituar nga kjo ndeshje derbi.

    Me këtë barazim, Partizani merr kreun e renditjes me 11 pikë të tubuara, një më shumë se Vllaznia në vendin e dytë në tabelë.

    Në anën tjetër Tirana zë vendin e shtatë në tabelë gjashtë pikë të grumbulluara pas gjashtë xhirove.

    Ndeshjen e ardhshme Partizani e luan në shtëpi përballë Teutës së Durrësit, ndërkohë Tirana do ta ketë një udhëtim të vështirë te Laçi.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here