Lucas Torreira nuk është i kënaqur te Atletico dhe në janar synon rikthimin në Itali.
Lucas Torreira ka dhënë dritën jeshile që Torino të nis bisedimet me Arsenalin për transferimin e tij.
Topçinjtë janë të gatshëm ta pranojnë kërkesën e uruguaianit, nëse Torino ofron 12 milionë euro.
Torino kishte shfaqur interesim për Torreiran edhe verën e kaluar, mirëpo telefonata nga Simeone kishte bërë që uruguaiani t’i bashkohet Atleticos.
Mirëpo Torreira nuk po luan shumë te Atletico dhe dëshiron largimin nga Wanda Metropolitano.