Dy goditje për ta fituar Scudetton: Inter transferon dy yje për 70 milionë euro

Inter mbrëmë e mposhti Bolognan me rezultat 3-1 dhe Neroaxurët gjenden në pozitën e dytë në Serie A me 20 pikë.

Neroaxurët besojnë te titulli dhe Conte ia ka kërkuar drejtuesve dy përforcime për ta fituar Scudetton.

Conte ia ka kërkuar Marottas transferimin e NGolo Kante dhe Olivier Giroud në merkaton e janarit.

Italiani ka punuar me Kante dhe Giroud gjatë kohës kur ishte trajner te Chelsea dhei dëshiron ata me çdo kusht në skuadër.

Inter pritet të arkëtojë 60-70 milionë euro nga shitja e Eriksen dhe Skriniar. Këto para Neraoxurët do t’i përdorin për transferimin e Kante dhe Giroud.

Në rast se Inter arrin të transferojë dyshen Kante-Giroud, nuk ka dyshim se Neroaxurët do të jenë favoritë për ta fituar titullin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here