Vazhdon mallkimi për Ousmane Dembélé.
Ylli francez do të humbasë Juventusin në Ligën e Kampionëve: Barcelona raportoi se francezi pësoi një shtrirje në kofshën e tij të djathtë gjatë humbjes 2-1 me Cadiz. Ky është dëmtimi i tetë brenda 2 vitesh për ish-futbollistin e Dortmund.
Katalanasit kanë sqaruar gjithçka me një komunikatë për shtyp:
“Testet e së dielës në mëngjes, 6 dhjetor, kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Ousmane Dembélé ka një zgjatim të kërcellit. Prandaj ai nuk do të konsiderohet në përzgjedhjen e trajnerit për ndeshjen e radhës dhe evolucioni i dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë e tij.
Kundër Cádiz, anësori francez, duke u aktivizuar nga pankina, mori pjesë në ndeshjen e tij të 12-të të vitit dhe, deri në këtë moment, ka shënuar katër gola”.