Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman mësohet se do ti kërkojë bordit drejtues që të bëjnë blerje të reja gjatë janarit, raporton Sport.
Me dëmtimet e shumta në Camp Nou katalanasit kanë lënë shumë pikë në La Liga dhe futbollistët e rinj do të kërkohen të transferohen edhe përkundër faktit që aktualisht nuk ka fonde për merkato.
Barcelona gjendet në një situatë të rëndë ekonomike ku borxhi i saj është rritur shumë dhe në janar ose gjatë verës së ardhshme ajo do të jetë e detyruar ti shesë disa nga yjet e saj për të paguar sadopak këtë borxh.