Mino Raiola duket se është gati për ti bërë Juves një nder të madh sa i përket merkatos së transferimeve.
Raiola deklaroi që Paul Pogba do të largohet nga Manchester United, deklaratë kjo që rriti shumë shpresat e Juves për një blerje të tij dhe ditën e djeshme ai gjithashtu deklaroi që Juve mund të jetë skuadra e tij e ardhshme.
Nga ana tjetër marrëdhëniet në mes të Zonjës së Vjetër dhe Pogbas janë të shkëlqyera, gjë që e bën rikthimin e tij edhe më të mundshëm të ndodhë gjatë verës së ardhshme.
Pogba duket lojtari që ka nevojë më së shumti Juve pasi mesfusha është reparti që ka nevojë për më shumë ndërhyrje në merkato.