Bombë: Rrahmani transferohet te gjiganti italian

Amir Rrahmani nuk ka arritur ende të debutojë me fanellën e Napolit në Serie A dhe në janar mund ta shohim te një tjetër gjigant italian.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, interesim për mbrojtësin kosovar ka shfaqur Milani.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Rrahmani është emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Maldinit.

Te Milani e shohin Rrahmanin si një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes dhe me kosto të ulët, ndërsa Pioli ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij.

Napoli pagoi 14 milionë euro për Rrahmanin, ndërsa marrëveshja me Milanin mund të arrihet për shifrën e 10 milionë eurove.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here