E bujshme: Van de Beek huazohet te gjiganti italian

Mesfushori i Manchester United, Donny van de Beek drejt transferimit në Serie A.

Siç raportojnë mediat italiane, Milani ka shfaqur interesim për huazimin e holandezit në merkaton e janarit.

Van de Beek nuk po luan shumë te United dhe është i gatshëm të ndryshojë skuadër, ndërsa nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.

Calhanoglu pritet të largohet në janar dhe van de Beek shihet si zëvendësues ideal.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me United dhe holandezin sipas të gjitha gjasave do ta shohim në janar në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here