Formacionet zyrtare: Inter – Shakhtar Dontesk

Interi dhe Shakhtar Donetski kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët janë nikoqir të ukrainasve në takimin e fundit të Grupit B, i cili zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 21:00 dhe vlen sa një kualifikim në raundin tjetër.

Ekipi i Antonio Contes vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë dhe synon fitore për të besuar tani në kualifikim, nëse Real Madridi dhe Borussia Monchengladbach nuk luajnë baras.

Në anën tjetër, as mysafirët nuk janë pa gjasa pasi luajnë për fitore dhe ‘luten’ gjithashtu për një fitore të gjermanëve ndaj Realit për të ‘prerë biletën’ në fazën e 16-të.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

InterHandanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lautaro, Lukaku

ShakhtarTrubin; Dodo, Bondar, Vitao, Matviyenko; Stepanenko, Kovalenko; Tete, Marlos, Taison; Maycon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here