Real Madridi do të pres Borussia M’gladbach në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Asnjëra skuadër në këtë grup nuk e ka siguruar kalimin tutje dhe ndeshjet pritet të jetë të zjarrta.
Lider janë gjermanët me tetë pikë, ndërsa Reali ka shtatë pikë dhe skuadrat do të futen për fitore në këtë ndeshje edhe përkundër që me një matematik barazimi i dërgon të dyja tutje.
Zidane për këtë ndeshje ka vendosur nga minuta e parë emra si Karim Benzeman që do të përkrahet nga brazilanët Vinicius e Rodrygo.
Në anën tjetër te Borussia do të luajë me treshen Thuram, Embolo e Pléa.
Real Madrid: Courtois; Lucas Vázquez, Varane, Ramos, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vinicius, Benzema, Rodrygo.
Borussia M’gladbach: Sommer; Lainer, Elvedi, Ginter, Wendt; Kramer, Neuhaus; Thuram, Stindl, Embolo; Pléa.