Pogba tek Juve, ylli Biankoner tek United!

Paul Pogba ka shumë mundësi që verën e ardhshme të lërë Manchester Unitedin dhe të rikthehet në Serie A tek Juventusi.

Mirëpo pjesë e këtij operacioni do të jetë edhe Paolo Dybala i cili është i pakënaqur me situatën tek Zonja e Vjetër dhe mund të bëhet pjesë e Djajve të Kuq.

Pogba mbetet një dëshirë e qartë e Juventusit mirëpo kampionët e Serie A duhet të nxitojnë në këtë garë për arsye se edhe Real Madrid është në garë për shërbimet e tij.

Por Juventus duket se ka gati zgjidhjen perfekte për këtë situatë pasi edhe Dybala është një futbollist që është kërkuar më herët nga Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here