Bombë: Martial transferohet tek gjiganti i Serie A!

Anthony Martial duket se është lodhur më me situatën që po kalon ndër vite tek skuadra e tij aktuale, Manchester United.

Siç raporton Eurosport, edhe vet skuadra e Manchester United ka vendosur që ta nxjerrë francezin në shitje, i lindur më vitin 1995 dhe i cili ka një kontratë në Old Trafford që skadon në vitin 2024.

Mirëpo sulmuesi duket se nuk do ta ketë të vështirë të gjejë skuadrën e tij të ardhshme.

Është pikërisht skuadra e Juventusit që kërkon transferimin e tij pasi ai do të ishte përforcimi ideal për sulmin e saj sepse një anësor po kërkohet në sulm për të ndihmuar Ronaldon dhe Moratan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here