Juventus refuzoi një ofertë shkëmbimi nga skuadra e Everton ku bëhej fjalë për Adrien Rabiot dhe Lucas Digne, raporton Calciomercato.
Trajneri i ‘Toffees’ Carlo Ancelotti është një fans i madh i Rabiot dhe ishte në gjendje të falte shërbimet e Dignes për ta sjellë atë në Goodison Park.
Rabiot më herët nuk pëlqehej aspak nga Maurizio Sarri mirëpo tashmë nën drejtimin e Andrea Pirlos 25 vjeçari ka fituar një vend në formacion dhe nuk po mendon largimin nga Torino.