Nëse një klub do të doja t’ia marrë Neymar-in Paris Saint-Germain-it verën e ardhshme, do të duhen të paktën 100 milionë euro.
Një shumë kjo që është vendosur nga Al-Khelaifi për të demoralizuar Barcelona-n, prej kohësh e interesuar për ta kthyer O Ney në Camp Nou.
Kjo është ajo që ka bërë të ditur L’Equipe, duke theksuar se klubi parisien po ndjek për merkaton e janarit Dele Alli, drejt largimit nga Tottenham, dhe ëndërron Messi-n me Alaba-n për qershorin, të cilët mund të merren me kosto zero.
Për momentin PSG është i përqendruar te rinovimet, nga ai i yllit brazilian tek ai i yllit tjetër, Kylian Mbappe.