Hirving Lozano transferohet te gjiganti anglez

Hirving Lozano pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Siç raporton Todofichajes, Manchester United synon transferimin e Hirving Lozanos nga Napoli.

Meksinaki ishte pranë largimit nga Napoli verën e kaluar dhe duket se destinacioni i tij i ardhshëm është Anglia.

Lozano është njëri nga lojtarët kyç në vijën e sulmit te Napoli, mirëpo Napoletanët janë të gatshëm ta shesin atë nëse vjen ofertë e mirë.

25-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here