Bavarezët përsëri për shopping në Wanda Metropolitano.
Siç raporton Todofichajes, Bayerni i Mynihut është i interesuar për mesfushorin e Atletico Madrid, Marcos Llorente.
Llorente po shkëlqen me paraqitjet e tij te Atletico dhe Bavarezët do të tentojë transferimin e spanjollit verën e ardhshme.
Klauzola e Llorentes është 120 milionë euro, mirëpo transferimi nuk është pamundshëm, pasiqë Bayerni e transferoi para një viti Hernandezin, i cili konsiderohej si i paprekshëm.
Bavarezët shpresojnë që ta bindin Llorenten t’i bashkohet dhe Atletico do të jetë e detyruar ta shesë spanjollin për një shifër më të ulët.