Jeremier Boga me shumë mundësi kur merkatoja të rihapet do të lërë skuadrën e Sassuolos dhe në pole position për të siguruar shërbimet e tij është skuadra e Napolit por ka edhe skuadra të tjera që kanë shfaqur interesim për të.
23 vjeçari është njëri prej futbollistëve më të kërkuar në Serie A ku edhe Juventus është në ndjekje të tij mirëpo favoriti absolut për transferimin e tij mbeten napolitanët e De Laurentiis.
Për Sassuolon ky futbollist është një xhevahir i vërtetë dhe skuadra italiane ja ka bërë të qartë cilës do skuadër që dëshiron shërbimet e tij që duhet të paguajë plot 25 milionë euro për të.