Pep Guardiola është shumë pranë që të marrë në dorë drejtimin e skuadrës më të madhe italiane të Juventusit.
Edhe një rinovim kontrate deri në 2023 me Manchester Cityn nuk i ka ndalur zërat e shumtë që thonë se spanjolle mund të zërë vendin e Andrea Pirlos në stolin e Zonjës së Vjetër.
Por me ardhjen e tij do të tentohet pastaj edhe transferimi i Lionel Messit nga Barcelona.
Kontrata e tij aktuale skadon në fund të verës së ardhshme dhe ai në fakt nuk duket aspak i lumtur me skuadrën e tij aktuale dhe nëse gjërat nuk ndryshojnë mundësitë më të mëdha janë që ai të largohet nga Barca ku dëshira e tij mbetet të luajë përsëri nën urdhërat e Guardiolës.