Zinedine Zidane do të largohet nga Reali në fund të sezonit dhe do të rikthehet në Itali, raportojnë mediat spanjolle.
Francezi nuk ka marrëdhënie të mira me presidentin e Realit, Florentino Perez dhe në fund të sezonit do të largohet nga klubi edhe nëse fiton trofe.
Reali nuk ka bindur këtë sezon dhe Zidane i ka fajsuar drejtuesit për rezultatet e dobëta, pasiqë nuk ia kanë plotësuar kërkesat në merkato.
Mediat spanjolle, raportojnë se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi. Zidane ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Agnellin.
Biankonerët janë të gatshëm t’i ofrojnë francezit kontratë tre vjeçare, me pagë prej 8 milionë eurove në sezon.