Në javët e fundit për tu transferuar në Serie A është lakuar shumë emri i futbollistit të Real Madrid, Isco.
Në garë për të qëndrojnë dy rivalët e përjetshëm, Inter dhe Milan të cilat kërkojnë të fitojnë këtë duel për një mesfushor me kualitet siç është spanjolli.
Mirëpo tashmë ka çuditur Zinedine Zidane i cili më herët nuk llogariste në shërbimet e tij ndërkohë që tani para derbit me Atletico Madrid ka deklaruar që ka besim tek të gjithë futbollistët e tij duke përfshirë edhe Iscon.
Real Madrid akoma nuk ka dhënë ndonjë shifër sa i përket çmimit të tij.