E fundit: Atalanta e gatshme të shesë Ilicic!

Atalanta ka shprehur gatishmërinë për të shitur sulmuesin slloven, Josip Ilicic, raporton Sky Italia.

Skuadra italiane do të mirëpresë çdo ofertë për 32 vjeçarin gjatë janarit për shkak se ai ka prishur raportet me trajnerin Gian Piero Gasperini.

Favoritja kryesore në këtë garë është skuadra e Milanit e cila ka tashmë mundësinë më të mirë për të bërë për vete një prej sulmuesve më të mirë në Itali.

Ilicic ka një kontratë që skadon në vitin 2022 mirëpo këtë sezon ka marrë pjesë vetëm në 5 ndeshje për skuadrën e Gasperinit, gjë që tregon se ai tashmë nuk bën pjesë në planet e kësaj skuadre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here