Nuno Mendes është talenti i cili ka ngritur në këmbë gjysmën e Europës pasi shumë skuadra të mëdha po kërkojnë që të sigurojnë shërbimet e tij.
Mbrojtësi i cili është në gjendje të luajë si në qendër ashtu edhe në krahë të majtë ka tërhequr vëmendjen e Milanit dhe Juventusit dhe kjo e fundit duket shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimn e tij.
Zonja e Vjetër tashmë ka filluar bisedimet me Sporting Lisbonën dhe mendohet se për të arritur që të sigurohen shërbimet e tij atëherë Biankonerët duhet që të dërgojnë një shifër prej 45 milionë eurosh në arkat e klubit portugez.