Bombë: Papu Gomez largohet nga Atalanta, por jo nga Serie A!

Papu Gomez pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Siç raporton Calciomercato.com, Gomez dhe Gasperini nuk kanë marrëdhënie aspak të mira dhe Papu pritet të largohet nga Atalanta në janar.

Calciomercato, shkruan se Gomez do të mbetet në Serie A, pasiqë interesim për 32-vjeçarin kanë shfaqur Milan dhe Inter.

Rosonerët e kanë piketuar Gomezin si pasuesin ideal të Calhanoglus. Neroaxurët nga ana tjetër e shohin Papun si zëvendësuesin ideal të Eriksen.

Vlera e Papus është rreth 10 milionë euro, shifër aspak problematike për Milanin dhe Interin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here