Shkëmbim i janarit: Eriksen rikthet te Tottenham, ndërsa ylli i Spurs te Interi

Aventurës së Christian Eriksenit me Interin po i vjen fundi.

Danezi do të largohet nga Interi në janar, ndërsa sipas raportimeve të fundit ai mund të rikthehet te Tottenham.

Mediat angleze, raportojnë se Inter dhe Tottenham janë duke konsideruar mundësinë e shkëmbimit mes Christian Eriksen dhe Dele Alli.

Alli nuk bën pjesë në planet e Mourinhos dhe do të largohet nga Tottenham në janar.

Anglezi pëlqehet nga Conte dhe bisedimet mes dy klubeve pritet të fillojnë së shpejti.

Vlera e Alli është më e lartë se ajo e Eriksen dhe Neroaxurët do të duhet të paguajnë edhe 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here