Oferta prej 70 milionë eurove ka arritur, Dybala largohet nga Juventusi

Paulo Dybala drejt largimit nga Juventusi.

Siç raporton Todofichajes, Tottenham ka përgatitur një ofertë prej 70 milionë eurove për transferimin e Paulo Dybalas nga Juventusi.

Dybala nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën nën drejtimin e Andre Pirlos dhe është i gatshëm të largohet nga Juventusi.

Kontrata e argjentinasit skadon në vitin 2022 dhe Biankonerët janë të hapur për ta shitur atë, ndërsa oferta prej 70 milionë eurove është mjaftë joshëse.

Mourinho beson se me transferimin e Dybalas do të ketë një skuadër pretendente për titullin në Premier League.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në janar sipas të gjitha gjasave Dybala do ta vesh fanellën e Tottenham.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here