Sipas raporteve të Don Balon, Zidane ka humbur tashmë durimin me Marco Asension dhe ka vendosur që ta hedh në merkato përfundimisht.
Sulmuesi anësor ka kohë që është një dëshirë e madhe e drejtuesve të Juventusit, edhe pse ka qenë larg fushave të blerta ai prapë është një futbollist shumë i kërkuar.
Çmimi i tij ka rënë drastikisht viteve të fundit dhe tashmë futbollisti vlerësohet me një çmimi rreth 35-40 milionë euro.
Vet Cristiano Ronaldo ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me spanjollin dhe ardhja e tij në Torino do të ishte një dhuratë e veçantë për portugezin për sulmin e skuadrës.