Skuadra e Inter po bëhet gati që të largojë shumë futbollistë gjatë afatit kalimtar dimëror.
Neroazzurët tashmë janë të gatshëm edhe për shitjen e sulmuesit kroat Ivan Perisic, raportojnë mediat në Itali.
Kroati u rikthye në Milano nga huazimi që kishte tek Bayern Munich mirëpo Gazzetta dello Sport raporton se Inter është gati ta shesë atë në qoftë se vjen oferta e duhur.