Leonardo në Milano, transferon yllin e Interit!

Interin këtë janar është duke e pritur një surprizë e hidhur që nuk e ka paramenduar as në skenarët më të këqinj të saj.

Pas publikimit të lajmit që Christian Eriksen, Radja Nainggolan, Mattias Vecino, Ivan Perisic dhe Pinamonti do të shiten tashmë drejtori sportiv i PSG, Leonardo ka ardhur në Milano mirëpo jo për këta 5 futbollistë.

Nicolo Barella është emri që ai do kërkojë të transferojë në kryeqytetin francez dhe ky transferim do të ishte një goditje e fortë për Interin pasi futbollisti është shumë i rëndësishëm për skuadrën në këtë fazë.

Mirëpo edhe kriza ekonomike e ka bërë të veten dhe transferimi i tij për 60 milionë euro do të lejohej edhe nga vetë Beppe Marotta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here