Calhanoglu lë Milanin por jo Serie A!

AC Milan do të duhet të përballet me faktin që Hakan Calhanoglu do të largohet këtë janar ose verës si një futbollist i lirë pasi rinovimi vështirë se do të ndodhë për shkak të kërksesës së tij për një pagë të lartë.

Skuadra e ardhshme e turkut me shumë mundësi do të jetë ajo e Juventusit e cila ka shprehur interesim të madh për transferimin e tij.

Edhe Inter është në garë për shërbimet e tij mirëpo mundësitë financiare të Juventusit janë më të mëdha për atë arsye qëndron si favorite në këtë garë.

Edhe Manchester United kishte shfaqur interesim për shërbimet e tij mirëpo gjithçka duket se ka dështuar pasi Calhanoglu nuk do transferohet në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here