Isco në Serie A, ja dy skuadrat favorite!

Isco po jeton ditët e fundit si futbollist i skuadrës së Real Madrid pasi Juventus dhe Milan po shikojnë mundësitë e tyre për blerjen e tij.

Spanjolli ka kohë që nuk është më në planet e Zinedine Zidane  dhe gjigantët e Serie A po fërkojnë duart për ta bërë për vete njërin prej mesfushorëve më të mirë të viteve të fundit në La Liga.

Juventus ka vite që po e kërkon atë mirëpo edhe Milan nuk duhet që të lënë pas dore.

Gjatë merkatos së janarit surprizat nuk do të mungojnë mirëpo ajo më e madhja do të jetë në qoftë se Milan arrin ta surprizojë Juven në këtë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here