Formacionet zyrtare: Inter – Napoli

Inter është nikoqir i Napolit në derbin e xhiros së 12-të në kampionatin italian Serie A.

Do të jetë një përballje e dy skuadrave që janë në formë të jashtëzakonshme dhe nuk din për humbje ndeshjet e fundit.

Inter ka katër fitore radhazi, teksa napolitanët kanë triumfuar në tri sfidat e fundit në Serie A.

Të dy skuadrat futën në këtë takim për të marrë maksimumin e pikëve dhe pritet të jetë një ndeshje spektakolare.

Tanimë dy trajnerët, Antonio Conte dhe Gennaro Gattuso kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë super derbi.

Formacionet zyrtare:

Inter:  Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro Martínez.

Napoli:Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Bakayoko, Demme; Lozano, Zielinski, Insigne; Mertens.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here