Scudetto do të rikthehet në San Siro, Milan transferon yllin e Lazios

Rosonerët për shopping te Lazio.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Milani ka shfaqur interesim për transferimin e Luis Albertos nga Lazio.

Rosonerët kanë zhvilluar një takim me agjencinë YouFirst, për rinovimin e Davide Calabrias, mirëpo kanë biseduar edhe për transferimin e Luis Albertos.

YouFirst, ia ka ofruar Milanit Alberton, pasiqë ky i fundit dëshiron largimin nga Lazio.

Maldini nuk ia ka mbyllur derën transferimit të Albertos dhe së shpejti do të nis bisedimet edhe me Lazion.

28-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.

Rosonerët janë në kërkim të një mesfushori defanziv dhe shpresojnë të arrijnë marrëveshje me Lazion për një shifër më të ulët se 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here