Po të mos ishte për Federico Chiesan tashmë Juventusi do të kishte në përbërjen e saj njërin prej mesfushorëve më të kërkuar në Europë.
Bëhet fjalë për Houssem Aouar i cili mund të bëhej pjesë e Zonjës së Vjetër në qoftë se kjo e fundit nuk do e transferonte në ditët e fundit Chiesan nga Fiorentina.
Mirëpo kjo goditje nga Juve nuk doli që të jetë e gabuar pasi italiani dita ditës po tregon se e meriton emrin si njëri prej mesfushorëve më në formë italian.
Aouar nga ana tjetër ka një vlerë prej rreth 60 milionë eurosh dhe transferimi i tij nuk do ishte i lehtë financiarisht.