Manchester United duket e pafuqishme për të ndaluar largimin e mesfushorit francez, Paul Pogba.
Kjo pasi mediat po raportojnë që 27 vjeçari tashmë ka filluar bisedimet për një rikthim të mundshëm tek skuadra e Juventusit gjatë verës së ardhshme.
Tek United Pogba kishte ardhur nga Juventusi mirëpo tashmë raportohet se ai nuk dëshiron më të qëndrojë në Old Trafford dhe po kërkon rikthimin tek Zonja e Vjetër.
I vetmi problem në këtë çështje mbetet paga e lartë e tij mirëpo akoma nuk dihet saktë se çfarë shifre do të kërkojë Manchester United për tu privuar nga shërbimet e mesfushorit të tyre më të mirë.