Skuadra e Juventusit është në kërkim të një mbrojtësi kualitativ dhe duket se emri i David Alabas është ai i duhuri.
28 vjeçari nuk ka arritur një marrëveshje të re me Bayern Munichun dhe kërkon një largim nga Allianz Arena në kërkim të një aventure të re tek ndonjë skuadër e madhe europiane.
20 milionë euro të kërkuar nga futbollisti duket se janë një kërkesë e madhe edhe për Zonjën e Vjetër dhe kjo kërkesë ka mbetur të diskutohet me austriakun pasi ky duket hendeku i vetëm mes dy palëve.
Juventus është në negociata gjithashtu edhe për rikthimin e Paul Pogba në Allianz Stadium.