Boateng transferohet në Serie A!

Jerome Boateng nxehë merkaton e transferimeve me lajmin e dhënë që do të largohet nga Bayern Munchen dhe është gati për një transferim në Serie A ku ka interesime të shumta për të.

32 vjeçari është pjesë e skuadrës bavareze që prej vitit 2011 por mesa duket kësaj aventure me shumë trofe i ka ardhur fundi edhe përkundër faktit që Hansi Flick e ka futur atë përsëri në formacionin e parë.

Agjenti i tij, Fali Ramadani ka marrë shumë interesime për të, kryesisht nga skuadra e AC Milan, Inter, Juventusit dhe këto 3 skuadra pritet që të zhvillojnë garën më të madhe për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here