Antonio Conte ka kërkuar përforcime nga drejtuesit në merkaton e janarit dhe objektivi kryesorë është Leandro Paredes.
Todofichajes, raporton se Pierro Ausilio është takuar me Leonardon për të biseduar rreth transferimit të Paredes në merkaton e janarit.
Argjentinasi nuk bën pjesë në planet e Tuchel dhe dëshiron largimin nga Parisi. Vlera e Paredes është 20 milionë euro, ndërsa Neroaxurët do të tentojnë ta ulin këtë shifër.