Për Interin ka dalë në skenë një emër i ri për të gjetur zëvëndësuesin e Samir Handanovic dhe duket se e kanë gjetur atë në Serie A.
Bëhet fjalë për portierin e Torinos, Salvatore Sirigu i cili e ka ndërmend të largohet gjatë këtij janari nga skuadra e Torinos.
33 vjeçari po shihet si zgjidhja e duhur afatshkurtër për të zënë vendin e 36 vjeçarit slloven i cili më së gjati pritet të qëndrojë në Serie A deri në verën e ardhshme.
Ende nuk është bërë i ditur çmimi i cili do të kërkohet nga skuadra e Torinos por besohet se nuk do të jetë një çmim i lartë.