Bombë: Fabian Ruiz largohet nga Napoli, por jo nga Serie A!

Fabian Ruiz është njëri nga lojtarët më të përfolur te Napoli.

Që nga ardhja e Gattusos, forma e Ruiz ka rënë dukshëm, pasiqë Rino ia ndërron atij shpesh pozicionin dhe spanjolli mund të largohet në fund të sezonit nga Napoli.

Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se Juventus synon transferimin e Ruiz në merkaton e verës.

Pirlo e pëlqen shumë spanjollin dhe beson se Ruiz do të ishte një përforcim i madh për skuadrën e tij.

De Laurentiis është i hapur për shitjen e Ruiz dhe për ta lënë të lirë kërkon 50 milionë euro.

Biankonerët janë të bindur se mund të arrijnë marrëveshje dhe në operacion mund të përfshihet edhe Bernardeschi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here