Arsenali në krizë të thellë, Topçinjtë mposhten edhe nga Evertoni

Evertoni ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Arsenalit.

Ekipi vendas ishte dukshëm skuadra më e mirë në fushë dhe mori 3 pikë të arta duke hedhur në tapet skuadrën e Mikel Artetës.

Liverpulasit shënuan golin e parë në minutën e 22′. Calwert-Lewin gjuajti me kokë, por sfera u devijua nga Holding dhe përfundoi në rrjetë për 1-0. Miqtë barazuan me një penallti të kthyer në gol nga Pepe në minutën e  35′.

Mina për djemtë e Ancelottit arriti të gjejë rrjetën në të 45′ dhe të vulosë rezultatin. Evertoni u mbrojt mirë në pjesën e dytë, ndërsa Arsenali nuk ia doli të barazojë.

Evertoni katapultohet në vendin e dytë me një ndeshje më shumë se Tottenham dhe Leicester, ndërsa Arsenali është në errësirë totale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here