Ylli i Chelsea transferohet tek Milan!

Paolo Maldini është duke kryer një punë fantastike në merkato pasi duket se do ti transferojë objektivin afatgjatë që Inter e ka prej muajsh.

Me dëmtimin e Zlatan Ibrahimovic ndërhyrja në merkato për një sulmues duket e paevitueshme dhe duket se këtë barrë do ta ketë Olivier Giroud i Chelseas.

Por kjo nuk pritet të jetë lëvizja e vetme e Milanit pasi po përgatiten gjithashtu edhe përforcimet në mbrojtje.

La Gazzetta dello Sport raporton se në listën e Rossonerëve ka shumë emra mirëpo favoritët për të marrë një vend në qendrën e mbrojtjes janë Ozan Kabak dhe Simakan i Strasbourg.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here