Milan apo Inter? – Papu Gomez ka zgjedhur skuadrën e tij të re

Ylli i Atalantas, Papu Gomez, ka vendosur të largohet nga klubi, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar se ku do ta vazhdojë karrierën 32-vjeçari.

Corriere dello Sport, raporton se Papu Gomez ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Milani.

Argjentinasi ka zgjedhur Rosonerët, pasiqë beson se do të përshtatej më mirë në skuadrën e Stefano Piolit.

Përveç kësaj, Milan dhe Atalanta kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Rosonerët e kanë huazuar Caldaran te Atalanta dhe kështu mund t’i shkëmbejnë lojtarët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here