Barcelona zhgënjen përsëri, Katalanasit barazojnë me Valencian

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 me skuadrën e Valencias në Camp Nou. Ekipi katalanas nuk ia doli të merrte 3 pikët, pavarësisht se  shfaq më mirë në fushën e lojës.

Katalanasit u gjetën në disavantazh që në minutën e 29′ me anë të Diakhabysë për 0-1. Një hutim i mbrojtjes së vendasve që i la hapësirë lojtarit mik të shënonte pa probleme.

Griezmann fitoi një penallti në fundin e pjesë së parë, e cila u kthye në gol nga Leo Messi. Tentativën e parë argjentinasi dështoi, por në gjuajtjen e dytë e dërgoi në rrjetë.

Barcelona gjeti avantazhin në pjesën e dytë me anë të supergolit të Araujos për 2-1, por gjithçka u barazua nga Valencia. Maxi Gomez dërgoi topin në rrjetë në minutën e 69′ pas një hutimi të mbrojtjes së Koeman. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here