Zinedine Zidane beson se Sergio Ramos do të qëndrojë në Madrid.
Sergio Ramos është njëri nga lojtarët më të përfolur kohët e fundit, pasiqë kontrata e tij me Realin skadon në fund të sezonit.
Ramos dhe Perez nuk kanë arritur ende marrëveshje për rinovimin e kontratës, mirëpo Zidane beson se spanjolli do të qëndrojë në Santiago Beranbeu.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Eibarin Zidane u pyet për të ardhmen e Ramos, ndërsa ai u përgjigj:”Besoj se Ramos do të qëndrojë te Reali edhe për shumë vite”.